Mijëra familje në disa shtete të SHBA-së kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa në disa zona të vendit është vendosur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të stuhive të forta që rrezikojnë të shndërrohen në tornado.
Gjatë natës një stuhi e fortë ka goditur qytetin Jeffersonville në shtetin e Xhorxhias dhe Indianës, ndërsa raportohet për 10 të lënduar.
Ndërsa një person ka humbur jetën në Oklahama.
Shërbimi Kombëtar i Motit tha se mori 16 raporte për tornado gjatë gjithë ditës të martën nga gjashtë shtete të ndryshme: Kentaki, Illinois, Tenesi, Ohajo, Alabama dhe Xhorxhia.
/abcnews.al