Stuhi rrufesh në Nju Jork: 3 të plagosur 

schedule14:45 - 8 Gusht, 2018

schedule 14:45 - 8 Gusht, 2018

Tre të plagosur, nga të cilët dy në gjendje të rëndë përbëjnë bilancin e një stuhie rrufesh në Nju Jork. Ndërkohë përdoruesit e rrjeteve sociale nuk kanë vonuar të publikojnë pamjet spektakolare.

Një stuhi e fortë ka pushtuar Nju Jorkun dhe të paktën 3 persona u goditën nga rrufetë në një seri incidentesh në Kuins. Sipas policisë amerikane dy burra u goditën nga rrufeja teksa luanin futboll në një fushë pranë Kopshtit zoologjik në Kuins. Një nga të plagosurit, një 30 vjecar është në gjendje të rëndë, ashtu si dhe miku i tij 42 vjeçar. Ndërsa një i plagosur i tretë nuk është në rrezik për jetën.

Dëshmitarët treguan për mediat se kishin dëgjuar një zhurmë shumë të madhe, dhe më pas kishin parë dy burrat e shtrirë përtokë. Më pas ata lajmëruan urgjencën.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë nxituar të publikojnë fotografi dhe video të fenomenit duke treguar pamjet spektakolare të shkaktuara nga rrufetë, që kanë bërë xhiron e botës. /abcnews.al