“Stuhi” në Bruksel, arrestohet eurodeputetja greke e akzuar për korrupsion

schedule15:42 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 15:42 - 11 Dhjetor, 2022

Autoritetet belge vendosën të arrestojnë Eva Kailin për çështjen e financimit nga Katari, siç raportojnë gazetat belge L’Echo dhe Le Soir.

Kaili do ta kalojë natën në një qeli në Bruksel derisa të dalë para gjyqtarit, gjë që duhet të ndodhë brenda 48 orëve, ose do të lirohet. Më pas gjykatësi do të vendosë nëse ajo do të mbahet në paraburgim apo do të lirohet me kusht në pritje të gjykimit. Në Belgjikë, institucioni i paraburgimit është shumë i ndryshëm nga ai që zbatohet në Greqi. Paraburgimi në Belgjikë zbatohet vetëm në rastin kur i akuzuari mund të largohet nga vendi dhe jo për përsëritjen e mundshme të krimit.

Eurodeputetja akuzohet për organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash.  Së bashku me Eva Kailin u arrestua edhe partneri i saj, Francesco Giorgi, ndihmës i një tjetër eurodeputeti, i cili gjithashtu pritet të dalë para gjyqtarit. Të njëjtin fat ka edhe ish eurodeputeti italian Pier Antonio Panzeri. Luca Visentini, Sekretari i Përgjithshëm i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, u lirua me kusht.

Mbrëmë është kontrolluar edhe në shtëpinë e një eurodeputeti të dytë, i cili sipas informacioneve është Mark Tarabella. Burimet bëjnë me dije se hetimet janë zhvilluar në zonën e Liezhit. Hetimi u zhvillua në prani të kryetares së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Kompjuteri dhe celulari i janë konfiskuar, por ai nuk është dërguar për t’u marrë në pyetje, shkruan abcnews.al.

Vendimi i autoriteteve belge po shkakton furtunë në Bruksel, pasi konsiderohet si skandali më i madh i dekadave të fundit. Hetimet filluan pas dyshimeve se Katari u dha ryshfet zyrtarëve ose me para ose me dhurata të rëndësishme për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian.

Sipas informacioneve të mediave greke, autoritetet belge pritet të njoftojnë përfshirjen e personave të rinj në çështjen e financimit të zyrtarëve të Parlamentit Europian, pasi do të thirret për të dëshmuar edhe motra e nënkryetares së Parlamentit Europian.

Rasti me familjen Kailis dhe përfshirja e tyre e mundshme në një skandal financimi, krijimi i një organizate kriminale dhe pastrim parash vijon të hetohet nga autoritetet belge dhe zhvillimet pritet të jenë të stuhishme në orët në vijim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!