Stuhi dhe rrebeshe shiu, pritet më e keqja nga moti

schedule20:25 - 31 Mars, 2022

schedule 20:25 - 31 Mars, 2022

Moti në Shqipëri pësoi një ndryshim të madh gjatë ditës së enjte, ku në pjesën më të madhe të territorit pati stuhi shiu dhe erëra të forta, që shkaktuan jo pak dëme, madje rrezikuan edhe jetë njerëzish.

Për orët e ardhshme pritet që të kemi jo vetëm shtim të shirave dhe stuhive, por edhe ulje të temperaturave.

Ja çfarë parashikon SHMU për orët në vijim:

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme falë vlerave të ulta barike dhe masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë, moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Hera-herës këto reshje në periudha jo afatgjata do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era edhe nesër do të fryjë e fortë dhe me rrahje nga kuadrati i jugut në të gjithë bregdetin si dhe zonat luginore me shpejtësi mesatare 2-8 dhe maksimum deri në 13-18m/s duke sjellë dhe dallgëzimit të forcës 4 deri dhe 6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore  9 deri 13°C                                                                                                                                                       

në zona e ulëta 10 deri 16°C                                                                                                                                                              

në zona bregdetare 10 deri 16° C

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!