Stuhi dhe reshje shiu, moti i keq përmbyt qytetet bregdetare në Kroaci

schedule08:48 - 14 Nëntor, 2019

schedule 08:48 - 14 Nëntor, 2019

Pjesa më e madhe e qyteteve bregdetare në Kroaci janë goditur nga moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu. Në pjesën jugore të Adriatikut, uji i detit ka përmbytur bodrumet e Dioklecianit në Split, deri në Rijekë, ku ujërat arritën deri në treg.

Ministria e Brendshme e Kroacisë ka njoftuar se po bëhet monitorimi i situatës në terren për shkak se moti me stuhi ka sjellë dëmet e para në pjesën jugore të Kroacisë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të dëmtuar ndërsa dëmet materiale ende nuk janë përcaktuar, raporton MPB-ja e Kroacisë.

Era e fuqishme jugore, me shpejtësi mbi 140 kilometra në orë në afërsi të Dubrovnikut, bëri që uji i detit të përmbytë brigjet e shumë qyteteve bregdetare në Adriatik, raporton Anadolu Agency. Meteorologët thonë se moti do të qetësohet gjatë ditës, por reshjet e shiut me erëra pritet që të jenë sërish në fillim të fundjavës./abcnews.al