Stuhi bore në Francë, anulime fluturimesh e vonesa në aeroporte

schedule18:38 - 21 Nëntor, 2024

schedule 18:38 - 21 Nëntor, 2024

Një stuhi bore ka goditur Francën, duke shkaktuar vonesa në fluturimet nga aeroporti Charles de Gaulle (Sharl dë Gol).

Autoritetet u kërkuan kompanive ajrore të anulojnë 10% të fluturimeve të tyre, pasi stuhia rezultoi më e rëndë nga ç’ishte parashikuar.

Vonesat i kaluan mesatarisht një orë për 71 fluturime që u ndikuan.

Në aeroportin e Nantes pati gjithashtu vonesa për 3 fluturime dhe në aeroportin tjetër të Parisit, Orly (Orli).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!