Një rast i veçantë është konstatuar së fundmi nga studiuesit në lidhje me koronavirusin. Kët ëtë hënë në të përditshmen amerikane, The New York Times disa hulumtues në Hong Kong kanë identifikuar personin e parë të infektuar për herë të dytë me koronavirus, pas katër muajsh pasi ai ishte shëruar.
“Një pacient i ri dhe me shëndet është infektuar me koronavirus për herë të dytë, pas 4 muajsh e gjysmë prej kur është diagnostikuar për herë të parë”, kanë thënë hulumtuesit në Hong Kong.
Ky raport përbën shqetësim, sepse sugjeron se imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë vetëm disa muaj te disa njerëz.
Sipas hulumtuesve, 33-vjeçari ka pasur simptoma të lehta në herën e parë të infektimit derisa në herën e dytë nuk ka pasur asnjë problem.
Hera e dytë e tij e infektimit është zbuluar kur është kthyer pas një udhëtimi nga Spanja. Disa ekspertë kanë thënë se marrë parasysh miliona raste të infektuara me koronavirus deri më tani, nuk është e papritur që disa persona të infektohen sërish pas disa muajve.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 23,462,707 persona janë prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi./abcnews.al