Studiuesit krijojë një lloj të ri xhami, ftoh temperaturën e dhomës pa konsumuar energji

schedule15:51 - 16 Nëntor, 2023

schedule 15:51 - 16 Nëntor, 2023

Studiuesit në Universitetin e Maryland-it arritën të krijojnë një lloj të ri xhami që ftoh temperaturën e dhomës pa konsumuar energji elektrike apo energji tjetër, raporton Science Daily.

Ky lloj i veçantë xhami mund të aplikohet si një shtresë e hollë dhe kështu të ftohet sipërfaqja e mbuluar me 3.5 gradë Celsius, edhe kur temperatura përreth është afër 40 gradë.

Teknologjia e re, e quajtur veshja e xhamit mikroporoz, nëse aplikohet gjatë ndërtimit të apartamenteve, mund të zvogëlojë emetimin e dioksidit të karbonit të dëmshëm për njësi banimi me më shumë se 10 për qind, pa përdorur energji shtesë.

Veshja e xhamit reflekton 99 për qind të rrezatimit diellor dhe pothuajse plotësisht parandalon ngrohjen e ndërtesës ose objekteve të tjera, duke e kthyer nxehtësinë në rrezatim infra të kuqe me valë të gjatë.

Kur drejtohet, ky rrezatim kalon nëpër atmosferën e Tokës pa u mbajtur dhe lëshohet në hapësirën e jashtme, ku temperaturat janë jashtëzakonisht të ulëta dhe arrijnë -270C.

I njëjti parim i ftohjes, thonë studiuesit e Maryland, përdoret gjithashtu nga natyra. Planeti Tokë ftohet në të njëjtën mënyrë, veçanërisht gjatë netëve të kthjellta kur sasi të mëdha të energjisë termike lëshohen në hapësirë ​​në formën e rrezatimit infra të kuq./abcnews.al