Sërish Kina, sërish lakuriqët e natës dhe sërish koronavirus

schedule11:06 - 11 Qershor, 2021

schedule 11:06 - 11 Qershor, 2021

Studiuesit kinezë kanë gjetur një grup koronavirusësh të rinj tek lakuriqët e natës, duke përfshirë një që mund të jetë i dyti më i afërt gjenetikisht me virusin Covid-19.

Zbulimet janë bërë në një rajon të vetëm, të vogël të provincës Yunnan në Kinën jugperëndimore. Sipas studiuesve këto gjetje tregojnë sesa koronavirusë ka në lakuriqët e natës dhe sa prej tyre kanë potencialin të përhapen te njerëzit.

Weifeng Shi i Universitetit të Shandong dhe kolegët e tij mblodhën mostra nga lakuriqë të natës, gjatë periudhës, midis majit 2019 dhe nëntorit 2020. Ata testuan urinën dhe jashtëqitjet, si dhe morën mostrën nga goja e lakuriqëve të natës, raporton CNN, përcjell abcnews.al.

“Në total, ne kemi mbledhur 24 gjenoma të reja të koronavirusit nga specie të ndryshme të lakuriqëve duke përfshirë katër SARS-CoV-2”, shkruajnë studiuesit në një raport të botuar në revistën Cell te enjten.

“Njëri ishte shumë i ngjashëm gjenetikisht me virusin SARS-CoV-2 që po shkakton pandeminë aktuale”, thanë ata, përcjell abcnews.al.

“Së bashku me virusin e lidhur me SARS-CoV-2 të mbledhur nga Tajlanda në qershor 2020, këto rezultate tregojnë qartë se viruset e lidhura ngushtë me SARS-CoV-2 vazhdojnë të qarkullojnë në popullatat e lakuriqëve, dhe në disa rajone mund të ndodhin me një frekuencë relativisht të lartë , “shkruajnë ata.

Studiuesit po përpiqen të gjejnë se nga lindi SARS-CoV-2. Edhe pse një lakuriq është burim i mundshëm, është e mundur që virusi të infektojë një kafshë ndërmjetëse. Virusi SARS që shkaktoi një shpërthim në vitet 2002-2004 u zbulua tek një kafshë e quajtur “mace civet”.

“Studimi ynë nënvizon larminë e jashtëzakonshme të koronavirusëve të lakuriqeve në shkallë lokale, duke përfshirë të afërmit e ngushtë si të SARS-CoV-2 ashtu edhe të SARS-CoV,” shkruajnë ata. Llojet e lakuriqëve të natës që morën mostrat janë të zakonshme në të gjithë Azinë Juglindore, duke përfshirë Kinën Jugperëndimore, Vietnamin, Laosin dhe zona të tjera.

Megjithëse, ka disa polemika rreth origjinës së koronavirusit, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e daljes nga laboratori një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se burimi më i mundshëm është një kafshë, ndoshta edhe një lakuriq. Personat që konsumojnë lakuriqët e natës mund të infektohen me virusin që ato mbartin. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!