“Studio në Shqipëri”/ Manastirliu: 960 programe studimi universitare në vitin e ri akademik

schedule15:21 - 25 Korrik, 2024

schedule 15:21 - 25 Korrik, 2024

“Studio në Shqipëri” është fushata e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit  dhe  shkollat e larta për të inkurajuar të rinjtë  të studiojnë në vend.

Promovimi i ofertës akademike, njohja e maturantëve me programet e studimit dhe  partneriteti me  institucionet europiane janë në fokus të këtyre takimeve.

Vitin e ardhshëm akademik universitetet në vend sipas ministres së Arsimit do të ofrojnë rreth 960 programe studimi të dy cikleve.

Unë besoj që do të ketë një interes në rritje këtë vit për programet e mësuesisë. Ju e dini që ne kemi pasur dhe po bëjmë efektive duke filluar nga 1 korriku rritjen e pagave të mësuesve, që do të thotë se paga mesatare e mësuesit shkon në 950 euro dhe që sigurisht që kemi si synim të vijojmë mbështetjen për mësuesit. Por ajo që është e rëndësishme është pikërisht impakti që do të ketë rritja e pagave në interesin e maturantëve për të ndjekur degët e mësuesisë.”

Mësuesia është një prej degëve të shpallura prioritet kombëtar. Studentët që I zgjedhin  marrin  bursa sa paga minimiale. Bursa përfitojnë dhe studentet ekselentë dhe ato në vështirësi ekonomike.

Sipas ministres së Arsimit qeveria mbështet financiarisht  janë rreth  50 mijë studentë në universitetet publike.