Koronavirusi mund të infektojë këdo, por mesa duket virusi ka një impakt më të rëndë tek burrat e moshuar me sëmundje kronike. Një studim i realizuar së fundmi sugjeron se shkak për këtë është një enzime specifike.
Studimi, i botuar ditën e sotme në ‘European Heart Journal’ zbulon që meshkujt me probleme të zemrës kanë një tendencë për të pasur përqendrim më të lartë të një enzime specifike të quajtur ACE2 në gjak, krahasuar me gratë, shkruan abcnews.al
Përqendrime të larta të ACE2 mund të bëjë që të rritet cënueshmëria ndaj koronavirusit, sugjerojnë autorët e studimit. Gjithsesi, që përfundimet e studimit të merren për bazë, duhet një kërkim akoma i thelluar.
Në një konferencë për shtyp, autorët e studimit thanë:
“ACE2 është një receptor në sipërfaqen e qelizave. Ai lidhet me koronavirusin dhe e lejon që të hyjë dhe infektojë qelizat e shëndetshme pasi të jetë modifikuar nga një proteinë tjetër në sipërfaqen e qelizës. Nivele të larta të ACE2 janë të pranishme në mushkëri dhe, prandaj, mendohet se luajnë një rol vendimtar në përparimin e çrregullimeve të mushkërive të lidhura me COVID-19.”
Në këtë studim janë marrë kampione gjaku nga 1,485 burra dhe 537 gra me probleme në zemër nga 11 vende europiane. /abcnews.al/