Studimi: Zbulohen efektet anësore të vaksinës anti Covid

schedule10:24 - 5 Shkurt, 2021

schedule 10:24 - 5 Shkurt, 2021

Sipas një studimi,  personat që e kanë kaluar Covid-19, kanë dy herë më shumë mundësi që të kenë efekte anësore nga vaksina.

“Një e treta (33%) e atyre që e kanë kaluar koronavirusin kanë pasur të paktën një efekt anësor 7 ditë pas marrjes së vaksinës, në krahasim me 19% të atyre që më parë nuk ishin infektuar”, thuhet në studim.

Bëhet fjalë për simptoma të lehta, ku përfshihet edhe dhimbja në zonën e injektimit. Ekspertët thonë se efektet anësore më të zakonshme janë lodhja (9%), dhembja e kokës (8%) dhe ethe (4%).

“Shumica e efekteve anësore u vunë re dy ditë pas vaksinimit”, shton studimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!