Studimi: Vitamina D mund të parandalojë shfaqjen e demencës

schedule18:17 - 1 Mars, 2023

schedule 18:17 - 1 Mars, 2023

Marrja e përditshme e vitaminës D mund të parandalojë shfaqjen e demencës, sipas hulumtimit nga Instituti Hotchkiss Brain i Universitetit Kanadez të Calgary dhe Universitetit Britanik të Exeter.

Shkencëtarët që qëndrojnë pas këtij hulumtimi analizuan marrëdhënien midis konsumit të suplementeve të vitaminës D dhe shfaqjes së demencës në më shumë se 12,388 njerëz në SHBA.

Mosha mesatare e të anketuarve ishte 71 vjeç. Në përgjithësi, ata që morën pjesë në hulumtim nuk kishin shfaqur simptoma të demencës kur filluan studimet përkatëse.

Nga pjesëmarrësit në hulumtim, 37% ose 4637 njerëz morën suplemente të vitaminës D çdo ditë. Në këtë grup që merrte vitaminë D, kishte 40% më pak raste të zhvillimit të demencës sesa në grupin tjetër të atyre që nuk merrnin suplemente të vitaminës D.

Nga 12,388 persona që morën pjesë në hulumtim, 2,696 zhvilluan demencë brenda një dekade, ata ishin persona që nuk e morën vitaminën D. Ndërsa të tjerët qe e konsumuan çdo ditë nuk shfaqen siptoma të demencias.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!