Studimi: Vitamina C dhe zinku nuk lehtësojnë simptomat e pacientëve me Covid-19

schedule14:02 - 13 Shkurt, 2021

schedule 14:02 - 13 Shkurt, 2021

Një studim i ri i kryer së fundi nga një ekip i Klinikës Cleveland ka dalë në përfundimin se vitamina C dhe zinku nuk ndihmojnë në lehtësimin e pacientëve me koronavirus.

Ky është studimi më madh i rastësishëm për suplementet shtesë, të dhëna nën mbikëqyrjen mjekësore.

Studimi përfshiu 214 pacientë që morën doza të ndryshme të acidit askorbik, të njohur zakonisht si vitamina C dhe zink, midis prillit dhe tetorit të vitit të kaluar.

“Në këtë provë klinike të rastësishme të pacientëve të diagnostikuar me infeksionin SARS-CoV-2, trajtimi me glukonat zinku me doza të larta, acid askorbik ose një kombinim i dy shtesave nuk uli kohëzgjatjen e simptomave krahasuar me standardin e kujdesit, shkruajti ekipi në revistën JAMA Netëork Open.

“Shumica e konsumatorëve të acidit askorbik dhe zinkut po marrin doza dukshëm më të ulëta të këtyre suplementeve, për të treguar se edhe acidi askorbik me dozë të lartë dhe zinku nuk kishin asnjë efikasitet”, sipas Dr. Milind Desai i Klinikës Cleveland dhe kolegët e tij.

“Për më tepër, marrja e suplementëve shtesë mund të jetë i dëmshëm për shkak të efekteve anësore. Zinku shkakton një shije metalike dhe intolerancë gastrointestinale në doza të larta. Acidi askorbik mund të shkaktojë intolerancë gastrointestinale dhe në studimin aktual, një përqindje dukshëm më e lartë e pacientëve në nëngrupet e acidit askorbik raportuan efekte anësore, përfshirë të përzierat, diarre dhe spazmat e stomakut”./abcnews.al