Studimi: Vetëm 0,05% e të shëndetshmeve nën moshën 70 vjeç vdesin nga Covid-19

schedule13:16 - 16 Tetor, 2020

schedule 13:16 - 16 Tetor, 2020

Sipas një hulumtimi, Covid-19 mund të vrasë vetëm një në 2.000 njerëz të shëndetshëm nën moshën 70 vjeç, raporton Daily Mail.

Mjeku John Ioannidis, nga Universiteti i Stanfordit, pretendon se shkalla e vdekshmërisë mund të jetë deri në 0,05 përqind. Studimi i botuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – është pesë herë më i ulët se pretendimi i saj i mëparshëm se shkalla e vdekshmërisë për të gjitha grupmoshat ishte 0.25 përqind. Për krahasim, gripi sezonal vret rreth 0,1 përqind të të infektuarve.

Epidemiologu ngriti alarmin kur publikoi një studim duke pretenduar se virusi ishte 54 herë më i përhapur se sa mendohej në Prill.

Shkencëtari shqyrtoi të dhënat nga 61 sondazhe të ndryshme të kryera në të gjithë botën. Ai nuk paraqiti një vlerësim zyrtar për shkallën e vdekshmërisë në moshën mbi 70 vjeç por sugjeroi që ishte e ngjashme me 0.25 përqind.

Ekspertët ende nuk kanë rënë dakord se sa vdekjeprurës është virusi. OBSH-ja ka deklaruar  se 0.6 përqind e atyre që infektohen me Covid-19 vdesin- por shkencëtarët pranojnë që sëmundja  paraqet një rrezik më të madh për moshat mbi 70 vjeç.

Gripi gjithashtu paraqet një kërcënim më të madh për të moshuarit.

Grupi Shkencor i Qeverisë për Emergjencat (SAGE) ka deklaruar se shkalla e vdekshmërisë  është 0.5 përqind, dhe akademikët në Universitetin e Oksfordit kanë sugjeruar një normë prej 1.4 përqind.

Ioannidis përdori studime të antitrupave – të cilat konsiderohen një mënyrë më e mirë për të zbuluar madhësinë e vërtetë të shpërthimeve të Covid-19 – për të caktuar nivelin e vdekshmërisë.

Madhësia e shpërthimeve në shumë vende mbetet një mister për shkak të mungesës së testimeve në fazat e hershme të pandemisë, e cila filloi në Kinë dhjetorin e kaluar. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!