Vaksinimi kundër Covid mund të zvogëlojë rrezikun e “Covid-it të zgjatur”, sipas një studimi të Zyrës për Statistikat Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar. Studimi, me më shumë se 6,000 të rritur, nxorri në pah se ata që ishin të vaksinuar me dy doza kishin një probabilitet 41% më të ulët për të zhvilluar simptomave 12 javë pas infektimit, shkruan The Guardian
Në përgjithësi, 9.5% e njerëzve të vaksinuar me dy doza raportuan se kishin përjetuar Covid të zgjatur, i cili ka të bëjë me simptoma që zgjasin më shumë se katër javë, krahasuar me 14.6% të një grupi të pavaksinuar.
Studimi tregon gjithashtu se ndërsa nivelet e infeksionit po bien në shumicën e grupmoshave, ato po rriten te fëmijët e moshës shkollore. Gjetje të ngjashme janë raportuar në kërkime të tjera, duke përfshirë studimin React-1, rezultatet e fundit të të cilit u publikuan të mërkurën nga Imperial College London.
Sipas shifrave të ONS, përqindja e atyre që rezultuan pozitivë për Covid u rrit në Angli tek fëmijët midis moshës dy vjeç, si dhe për grupmoshat 7-11, me pothuajse 12%.
/abcnews.al