Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Studimi: Vaksina Johnson&Johnson, efektive kundër variantit Delta

schedule14:15 - 21 Gusht, 2021

schedule 14:15 - 21 Gusht, 2021

Me rritjen e rasteve për shkak të variantit Delta, shumica janë të shqetësuar se vaksinat mund të mos jenë efektive. Por sipas të dhënave nga provat klinike, vaksina Johnson & Johnson është 71% për qind efektive kundër shtrimit në spital dhe 96% efektive kundër rrezikut të vdekjes nga varianti Delta.

Kjo është prova e parë klinike në botën reale rreth efektivitetit të vaksinës kundër variantit Delta.  Rreth 500,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Afrikën e Jugut morën pjesë në studim.

Rezultatet paraprake u raportuan nga Ministria e Shëndetësisë e Afrikës së Jugut në një konferencë shtypi në fillim të këtij muaji por nuk janë botuar ende në një revistë shkencore./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!