Përgjegjës për gjysmën e infektimeve me koronavirus në botë janë ata që shkencëtarët i cilësojnë si “super infektuesit”. Një studim spanjoll tregon gjithashtu se gjatë përhapjes, koronavirusi nuk ka pësuar shumë ndryshime. Një lajm u rëndësishëm ky për gjetjen e një vaksine. shkruan EuroNews
Një grup shkencëtarësh spanjollë kane arritur të izolojnë “pemën gjenealogjike” të koronavirusit, duke zbuluar se si tendosja e virusit spanjoll është ndryshe në krahasim me atë të vendeve të tjera europiane.
Duke bashkuar eksperiencën infektuese dhe atë gjenetike të popullsive, ekipi i shkencëtarëve është përpjekur të zbulojë se nga ka ardhur virusi dhe se si u përhap në Spanjë dhe në botë. Për të bërë këtë janë analizuar rreth pesë mijë gjenome koronavirusi në të gjithë botën, raporton abcnews.al
Studimi u drejtua nga Federico Martinón, primar i pediatrisë në spitalin universitar të Santiagos. Ai tregon se si nga kërkimet rezultoi papritur figura e “super infektuesit”. Nga pothuajse pesë mijë raste të analizuara, mund të shpjegohet pema gjenealogjike e virusit me dhjetëra të tillë. Dhe në këtë super infektuesi luan një rol thelbësor. Nëse mesatarisht një person mund të infektojë dy ose tre persona, super infektuesi mund të infektojë dhjetëra persona. Mund të thuhet se është si një baba që ka shumë fëmijë.
Studimi tregon se një numër mes një të tretës dhe gjysmës së të gjithë të prekurve në botën, ka të bëjë pikërisht me këtë figurë. Persona të cilët mendohej se ekzistonin por tashmë ka prova për këtë.
Karakteristikat e sakta të këtij super infektuesi nuk njihen, por të dhënat e para mbështesin tezën se bëhet fjalë për dikë i ili nuk ka simptoma të rënda – meqënëse për të infektuar kaq shumë persona duhet të ketë lidhje me të gjithë ata, raporton abcnews.al
Mund të jetë një i ftuar me një ngarkesë të lartë virale dhe me një periudhë të gjatë inkubacioni, 2 javë deri në 24 ditë. Shtimi i sekrecioneve të frymëmarrjes apo lëvizja në vendet në rrezik janë faktorë të tjerë që duhen llogaritur.
Përcaktimi i saktë i profilit të super infektuesit, sipas Martinos mund të jetë objektivi i një studimi të ardhshëm.
Zbulimi i dytë i madh i studimit ka të bëjë me origjinën e trungut dominues në Spanjë, raporton abcnews.al
Në klasifikimin e familjeve apo nën familjeve të virusit, ajo spanjolle është ndryshe nga pjesa tjetër e Europës. Nëpërmjet pemës gjenealogjike është zbuluar se trungu që jeton në vend, është aziatik, pra nuk vjen nga vende të tjera europiane. Por ende nuk mund të thuhet nëse ky trung i vecantë është më i rëndë ose jo në krahasim me të tjerët.
Gjithashtu është konfirmuar se virusi deri tani ka pësuar shumë pak ndryshim gjenetik. Trungjet e analizuara janë të ngjashëm deri në 99 për qind, gjë që tregon se gjatë përhapjes nuk ka pësuar ndryshime, raporton abcnews.al
Ky konsiderohet një lajm shumë i rëndësishëm për sa i përket përpjekjeve për krijimin e një vaksine.
Zbulimi i fundit i këtij grupi shkencëtarësh ka të bëjë me origjinën e koronavirusit, që është sigurisht nga kafshët.
Ka një ngjashmëri mbi 96 për qind mes gjenomës së Covid-19 dhe Gjenomës së koronavirusit tek lakuriqët e natës. Kjo dëshmon se origjina është nga kafshët, dhe në mënyrë të vecantë nga familja e lakuriqëve të natës./abcnews.al