Një studim amerikan i zhvilluar së fundi nga shkencëtarët “Northwestern University” ka zbuluar se vitamina D ndihmon në luftën kundër Covid-19. Ata kanë zbuluar se pacientët që kishin mungesë të theksuar vitamine D janë dy herë më shumë të rrezikuar për të mos i mbijetuar Covid-19.
Megjithëse kanë dhënë këto prova ata thanë se studimi i tyre është paraprak dhe theksuan se duhet bërë kujdes me shtimin e suplementeve të vitaminës D. Po ashtu ata kanë u kanë bërë thirrje shkencëtarëve të tjerë që të bëjnë më shumë studime që të kuptohet lidhja mes vitaminës D dhe vdekshmërisë nga koronavirusi.
Vitamina D mund të merret nëpërmjet ushqimeve si peshku apo kërpudhat ose mund të prodhohet nga qelizat e lëkurës kur ekspozohen në dritën e diellit.