Studimi: Shija dhe nuhatja mund të mos kthehen deri në 5 muaj pas infeksionit Covid-19

schedule08:43 - 23 Shkurt, 2021

schedule 08:43 - 23 Shkurt, 2021

Nuhatja edhe shija mund të mos kthehen deri në 5 muaj pas infeksionit me Covid-19, sipas studiuesve kanadezë.

Një ekip në Universitetin e Quebec anketoi 813 punonjës të kujdesit shëndetësor të cilët rezultuan pozitivë me Covid-19. Gjatë infeksionit fillestar, më shumë se 70% e atyre që morën pjesë në sondazh raportuan se kishin humbur nuhatjen  dhe 65% raportuan se kishin humbur shijen.

Pesë muaj më vonë, kur ata testuan një provë në shtëpi, 17% e njerëzve thanë se kishin ende humbje të nuhatjes dhe 9% e njerëzve kishin humbje të shijes, sipas studiuesve.

“Rezultatet tona tregojnë se nuhatja dhe shija e humbur për shkak të Covid mund të vazhdojë  edhe pas 5 muajsh kur njerëzit janë rikuperuar nga Covid-19”, tha në një deklaratë Dr. Johannes Frasnelli i Universitetit të Quebec./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!