Studimi: Sa antitrupa prodhohen pas vaksinimit, a mund të arrihet imuniteti?

schedule15:12 - 16 Qershor, 2021

schedule 15:12 - 16 Qershor, 2021

Klinika terapeutike EKPA, mori në studim persona të shëndetshëm dhe pacientë që vuanin nga sëmundje hematologjike malinje për të kuptuar nivelin e antitrupave ndaj vaksinës anti-Covid.

Në mënyrë të veçantë, qëllimi i studimit të ardhshëm i kryer në Spitalin Alexandra është vlerësimi i antitrupave kundër proteinës Spike dhe antitrupave neutralizues (NAbs) kundër virusit SARS-CoV-2 tek të moshuarit mbi moshën 80 vjeç, dhe te pacientët me sëmundje neoplazike pas vaksinimit me vaksinën Pfizer, raporton abcnews.al

Studimi përfshiu 255 punonjës shëndetësorë dhe 112 vullnetarë mbi moshën 80 vjeç, pa ndonjë sëmundje bashkëshoqëruese  ose sëmundje renale në fazën përfundimtare. Analizat e antitrupave u kryen nga metodat e aprovuara nga FDA në SHBA: Analiza Elecsys Anti-SARS-CoV-2 S për matjen e antitrupave IgG kundër virusit  dhe S-RBD dhe cPass ™ SARS -CoV-2 NAbs Detection Kit (GenScript, Piscataway, NJ, USA) për matjen e Nabs( antitrupave neutralizues).

Antitrupat u përcaktuan në varësi të: 1 (D1, doza e parë e vaksinës), D8, D22 (doza e dytë), D36 dhe D50 për punonjësit shëndetësorë dhe ditët D1, D22 dhe D50 të moshuarit.

Punonjësit shëndetësorë nuk kishin antitrupa, kundër proteinës SPIKE pas dozës së parë, por më pas treguan një rritje të antitrupave pas dozës së dytë  por u vu re një rënie tek të moshuarit. Për sa i përket antitrupave neutralizues, u vu një rritje e konsiderueshme pas dozës së dytë tek  punonjësit shëndetësorë dhe tek të moshuarit.

Rritja e imunitetit ndaj proteinës SPIKE ishte më e vogël tek grupmosha 51-70 vjeç krahasuar me ata të moshës 20-50 vjeç pas dozës së dytë. E njëjta gjë u vu re edhe tek antitrupat neutralizues.

Të moshuarit mbi 80 vjeç treguan një nivel të lartë të antitrupave krahasuar me grupmoshat e tjera. Përveç kësaj, gratë e moshuara kishin nivel më të lartë të antitrupave pas dozës së dytë në krahasim me burrat e moshuar. Në përgjithësi, të gjithë punonjësit shëndetësorë (25-70 vjeç) dhe 90% e të moshuarve mbi 80 vjeç, kishin nivele të lartë të antitrupave neutralizues.

Ky rezultat tregon efikasitetin e lartë të vaksinimit dhe tregon se personat nuk do të kenë nevojë të të testohen për antitrupa, raporton abcnews.al

Bazuar në të dhënat në dispozicion, doza e dytë e vaksinës është e nevojshme për të gjitha grupmoshat, por veçanërisht për të moshuarit. Niveli i  antitrupave kundër virusit duket të jetë, pavarësisht nga mosha, më i lartë tek gratë.

Personat që kishin antitrupa ndaj virusit në ditën 1 (n = 31), domethënë ishin të ekspozuar ndaj virusit, pas dozës së parë të vaksinës të gjithë zhvilluan antitrupa neutralizues në ditën 8 dhe kishin vlera shumë të larta (> 90%) para dozës së dytë.

Kështu që ata persona kanë antitrupa në ditën 1 kanë nevojë për një dozë të vetme të vaksinës në mënyrë që të kenë nivele të larta të antitrupave neutralizues. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që nëse marrin dozën e dytë të vaksinës, do të ketë ndonjë problem.  Asnjë nga punonjësit shëndetësorë që zhvilluan antitrupa në ditën 1 nuk pati asnjë efekt anësor pasi morën të dyja dozat e vaksinës.

Pas një analize për të kuptuar nivelin e antitrupave 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës, u vu re një rënie e lehtë në nivelin e antitrupave. Por 95% e punonjësve të kujdesit shëndetësor kanë akoma antitrupa neutralizues, raporton abcnews.al

Gjithashtu i njëjti studim është zhvilluar edhe te pacientët kryhet me sëmundje hematologjike malinje, siç janë mieloma multiple (n = 276), limfomat (n = 170), leuçemia limfocitike kronike (n = 106) dhe amiloidoza sistemike (n = 86).

Sipas rezultateve  40% e pacientëve me sëmundjet e mësipërme nuk zhvillojnë antitrupa neutralizues. Këto sëmundje, shoqërohen me infeksion të rëndë të mëlçisë dhe veshkave, ndërsa trajtimet ndikojnë dukshëm në përgjigjen imunitare, pra prodhimin e antitrupave.

Në veçanti, ata që trajtohen me antitrupa monoklonalë zhvillojnë antitrupa neutralizues në sasi të vogla (më pak se 20%) pas vaksinimit.

Lind pyetja  se si  mund të trajtohen  këta pacientë të cilët nuk zhvillojnë antitrupa ndaj SARS-CoV-2.

Ne ende nuk e dimë nëse një dozë e tretë e së njëjtës ose të një vaksine tjetër do të ishte efektive. Studimet për antitrupat monoklonalë kundër virusit janë ende në zhvillim./abcnews.al