Rastet e “fshehta” me koronavirus janë duke e furnizuar pandeminë. Tashmë mendohet se 86 për qind e të infektuarve janë duke e vazhduar jetën normalisht pa “rënë në sy”. Në këto përfundime ka dalë një studim i ri i kryer nga Universiteti i Kolumbias.
Gjashtë nga çdo 7 raste, 86%, nuk janë raportuar në Kinë përpara se të vendoseshin ndalimet për të udhëtuar. Kjo ka bërë që numri i personave të infektuar të shtohej në mënyrë të shpejtë.
Bashkëautori i studimit, Jeffrey Shaman është shprehur se janë rastet e paidentifikuara ato që po e furnizojnë përhapjen e Covid-19. Duke përdorur programe të posaçme, kërkuesit arritën që të gjurmonin rastet e infeksioneve para dhe pasi qyteti i Ëuhan-it të izolohej.
Gjetjet treguan se këto infeksione të pa dokumentuara pa simptoma apo me simptoma të buta, të njohura si raste të fshehta, ishin pas dy të tretave të pacientëve të raportuar.
Ai shtoi më tej:
“Shumica e këtyre rasteve kanë pasur simptoma të buta ose nuk kanë pasur fare. Njerëzit mund të mos e kuptojnë fare. Ose mund të mendojnë se kanë ndonjë ftohje.”
COVID-19 është përhapur në të gjithë botën në 194,483njerëz, duke shkaktuar të paktën 7,893 vdekje. /abcnews.al/