Studimi: Rastet në Wuhan, deri në 10 herë më të larta se shifra zyrtare

schedule14:27 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 14:27 - 29 Dhjetor, 2020

Gati gjysmë milioni banorë në Wuhan, qyteti kinez ku u shfaq për herë të parë koronavirusi mund të jenë infektuar me Covid-19. Kjo shifër është gati 10 herë më e lartë se numri zyrtar i rasteve të konfirmuara, sipas një studimi nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Studimi përdori mostrat e gjakut të 34 000 njerëzve për antitrupa të koronavirusit, në Wuhan dhe qytete të tjera në provincën Hubei, si dhe në Pekin, Shangai dhe provincat e Guangdong, Jiangsu, Sichuan dhe Liaoning për të vlerësuar nivelet e infeksionit Covid-19.

Studiuesit gjetën një shkallë të prevalencës së antitrupave prej 4.43% për Covid-19 midis banorëve në Wuhan, një qytet me 11 milionë njerëz. Shkalla e prevalencës jashtë Wuhan-it është dukshëm më e ulët, tregoi studimi. Në qytete të tjera si në Hubei, vetëm 0.44% e banorëve të anketuar kishin antitrupa. Ndërkaq, jashtë provincës, antitrupat u zbuluan vetëm në dy persona midis më shumë se 12 000 banorëve të anketuar.

Megjithatë, autorët theksojnë se gjetjet e studimit nuk merren si statistikë përfundimtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!