Rastet e koronavirusit në Itali mund të jenë 10 herë më të larta se ato që janë raportuar.
Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore PLos One ku morën pjesë shkencëtarë nga Universiteti Kombëtar i Athinës data më e mundshme për ditën kur ka nisur epidemia në Itali është 14 Janari i vitit 2020, dy javë para shfaqjes së dy turistëve kinezë në Romë të cilët rezultuan pozitivë dhe pesë javë para rastit të parë të konfirmuar në Lombardi më 21 Shkurt 2020.
Studimi thotë se numri i rasteve reale, përfshirë edhe ato asimptomatikë mund të jetë 10 deri 15 herë më lartë se sa i regjistruar zyrtarisht, raporton Agjencia e Lajmeve të Athinës.
Më 4 maj, kur nisi lehtësimi i masave të bllokimit në Itali kishte rënie në rasteve dhe rezultoi se u deshën dy muaj bllokim që epidemia të vihej në kontroll.
Studimi është rezultat i bashkëpunimit të Athanasios Tsakris, profesor, drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë të Shkollës Mjekësore të Athinës dhe zv-rektor i EKPA, dhe Klios Anastassopoulou, profesor i asociuar, me ekipin kërkimor të Konstantinos Siettos./mv.abcnews.al