Nivelet e larta të qelizave T nga ftohja e zakonshme mund të ofrojnë mbrojtje kundër Covid, sipas një studimi nga Imperial College. Imuniteti kundër Covid-it është një tablo komplekse dhe ndërsa ka prova të reduktimit të niveleve të antitrupave gjashtë muaj pas vaksinimit, qelizat T besohet se luajnë një rol jetësor në mbrojtjen e organizmit, shkruan Reuters
Studimi, i cili filloi në shtator 2020, vlerësoi nivelet e qelizave T, të krijuara nga ftohjet e mëparshme të zakonshme tek 52 kontakte me të infektuar me Coivd. Sipas studimit, 26 që nuk u infektuan kishin nivele më të larta të qelizave T sesa personat që u infektuan.
Ende nuk dihet se sa zgjat mbrojtja nga qelizat T.
“Ne zbuluam se nivelet e larta të qelizave T ekzistuese, të krijuara nga ftohja e zakonshme, mund të mbrojnë kundër Covid-19,” tha autori i studimit Dr Rhia Kundu.
Autorët e studimit, të botuar në Nature Communications, thanë se proteinat e virusit Sars-CoV-2 të cilat synohen nga qelizat T mund të ofrojnë një mundësi për prodhuesit e vaksinave.
/abcnews.al