Studimi: Përveç parasë, të pasurit kanë një tjetër gjë të përbashkët

schedule14:53 - 29 Korrik, 2020

schedule 14:53 - 29 Korrik, 2020

Përveç parasë dhe luksit, të pasurit kanë një gjë tjetër të përbashkët – gjumin. Një studim i kryer së fundmi nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, tregoi se në krahasim me personat që jetojnë ose janë në prag varfërie, të pasurit flenë më shumë.

Sipas CNN, në studim morën pjesë rreth 140 000 të rritur në Shtetet e Bashkuara midis viteve 2011 dhe 2014, i cili zbuloi se sa më shumë para të fitonte dikush, aq më shumë të ngjarë kishte të bënte një gjumë të mirë gjatë natës.

Studimi gjithashtu nuk shqyrtoi pse të pasurit flenë më shumë se të varfërit, por sipas doktor Neil Kline  kjo mund të ndodhë për arsye të shumta. “Njerëzit me burime të shumta janë në gjendje të përballojnë shtëpi në vende më të qeta – më shumë hapësirë, me më pak njerëz. Mund të ofrojnë më shumë kujdes shëndetësor për të trajtuar çrregullimet e gjumit.”, tha Kline.

Të rriturit duhet të paktën të bëjnë shtatë deri tetë orë gjumë në natë, sipas Shoqatës Amerikane të Gjumit. Një nga mënyrat që Shoqata rekomandon për këtë është krijimi i një programi të gjumit. Një tjetër këshillë është ushtrimi, pasi kur një person kryen aktivitet fizik, arrin të flejë më mirë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!