Studimi: Personat që kanë kaluar rëndë Covid, më të rrezikuar për të vdekur brenda një viti

schedule08:57 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 08:57 - 1 Dhjetor, 2021

Personat që kanë zhvilluar simptoma të rënda të Covid, janë më të rrezikuar të vdesin brenda 12 muajve të ardhshëm, sipas një studimi amerikan. Sipas studimit, personat mbi 65 vjeç janë më të rrezikuarit. Vetëm një e pesta (20%) e pacientëve me Covid-19 të rëndë humbën jetën  për shkak të komplikimeve serioze.

Ky zbulim, sipas shkencëtarëve, shtron pyetjen nëse “Covid i zgjatur” mund të jetë fatal, për shkak të vazhdimit të simptomave për muaj të tërë. Prandaj është i nevojshëm vaksinimi i këtyre personave pavarësisht imunitetit natyral që kanë fituar për shkak të sëmundjes së mëparshme, në mënyrë që të fitojnë imunitet “hibrid” (vaksina dhe natyral).

Studiuesit analizuan të dhëna nga 13,638 njerëz, 178 prej të cilëve kishin zhvilluar simptoma më të rënda pas infeksionit  me Covid-19. 246 me simptoma të lehta deri në mesatare. Pacientët që kishin zhvilluar simptoma më të rënda kishin më shumë se dy herë më shumë gjasa të vdisnin brenda vitit të ardhshëm sesa ata që kishin simptoma të lehta ose nuk ishin të infektuar me koronavirus .

Gjithashtu pacientët që kishin zhvilluar simptoma të rënda dhe ishin nën moshën 65 vjeç ishin 233% më të rrezikuar për të vdekur brenda vitit të ardhshëm  sesa ata që nuk ishin diagnostikuar me koronavirus.

/abcnews.al