Studimi: Omicron transmetohet më lehtë por shkakton simptoma mesatare

schedule10:17 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 10:17 - 7 Dhjetor, 2021

Sipas një studimi, një nga mutacionet e variantit Omicron është marrë nga materiali gjenetik i  një virusi tjetër, ndoshta virusit që shkakton ftohjen e zakonshme. Kjo sekuencë gjenetike nuk zbuluar në asnjë variant tjetër të koronavirusit, por gjendet në shumë viruse të tjerë, përfshirë ato që shkaktojnë ftohjen e zakonshme, dhe gjithashtu në gjenomin e njeriut, sipas studiuesve.

Kjo mund të nënkuptojë se virusi transmetohet më lehtë, ndërsa shkakton vetëm simptoma të lehta ose asimptomatike. Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse Omicron është më infektues se variantet e tjera, nëse shkakton sëmundje më të rëndë apo nëse do të bëhet varianti më i përhapur.

Sipas studiuesve, nevojiten më shumë të dhëna për të kuptuar  origjinën e mutacioneve të Omicron dhe efektet e tyre.

/abcnews.al