Dy vaksina kryesore kundër COVID-19 nuk prodhojnë “nivele të mjaftueshme” të antitrupave kundër variantit Omicron pas dy dozave, sipas studiuesve në Hong Kong, duke rritur frikën se varianti mund ti “shpëtojë” mbrojtjes së ofruar nga vaksinat aktuale, raporton euronews
Studiuesit e Universitetit të Hong Kongut rekomanduan që individët të marrin një dozë të tretë të vaksinave Pfizer/BioNTech dhe Sinovac “sa më shpejt të jetë e mundur”, në mënyrë që të mbrojnë veten kundër Omicron.
Te 25 persona të vaksinuar me Sinovac, asnjë prej tyre nuk kishte mjaftueshëm antitrupa për të neutralizuar Omicron, ndërsa te 25 persona të vaksinuar me Pfizer,vetëm 5 prej tyre kishin mjaftueshëm antitrupa, shkruan abcnews.al
“Shumica e individëve pasi marrin të dyja dozat e BioNTech ose Sinovac nuk prodhojnë nivele të mjaftueshme të antitrupave kundër variantit të ri të virusit Omicron, prandaj është e këshillueshme marrja e një doze të tretë, thanë studiuesit.
Sipas të dhënave, Pfizer ofron 70 për qind mbrojtje kundër shtrimit në spital ndërkohë, vaksina e prodhuar në Kinë, e njohur gjithashtu si Coronavac, është vaksina më e përdorur në botë kundër COVID-19. Pothuajse dy miliardë doza janë shpërndarë globalisht, veçanërisht në vendet më të varfra duke përfshirë Indonezinë, Brazilin, Filipinet dhe Turqinë.
Por ky studim mund të jetë një problem për autoritetet në vendin tonë dhe Ukrainë, pasi Sinovac ose e njohur ndryshe si vaksina kineze është një nga vaksinat më të përdorura kundër COVID-19.
/abcnews.al