Studimi: Njerëzit e gjatë rrezikohen më shumë nga Covid-19

schedule09:36 - 30 Korrik, 2020

schedule 09:36 - 30 Korrik, 2020

Sipas një studimi njerëzit që janë mbi 1.82 m të gjatë kanë më shumë gjasa të diagnostikohen me Covid-19. Një ekip ndërkombëtar studiuesish, përfshirë ekspertë nga University of Manchester dhe Open University në Angli anketuan 2,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të parë sesi të dhënat personale ndikojnë në transmetimin e koronavirusit.

Ekipi arriti në përfundimin se njerëzit e gjatë kanë më shumë rrezik të infektohen me Covid-19 për shkak se shkencëtarët thonë se transmetohet edhe nga ajri. Në rast se do të të transmetohej vetëm përmes piklave të frymëmarrjes, gjatësia nuk do të përbënte ndonjë ndryshim.

Aerosolet (grimcat që qëndrojnë në ajër) grumbullohen në zona me ajër të dobët dhe transmetohen nga rrymat e ajrit. Sidoqoftë mendohet se grimcat më të rënda bien në tokë.

Profesor Evan Kontopantelis nga University of Manchester tha: “Rezultatet e këtij studimi për sa i përket lidhjes me gjatësisë dhe diagnostikimit sugjerojnë që transmetimi përmes piklave të frymëmarrjes nuk është i vetmi.”

Profesor Paul Anand nga Open University u shpreh: “Shumë hulumtime shkencore janë përqendruar në metodat e transmetimit të virusit. Teksa ekonomitë dhe vendet kanë nisur rihapjen, është e rëndësishme që njerëzit të dinë edhe rëndësinë e këtyre elementëve personalë (si gjatësia).”

Rolando Gonzales Martinez, studiues në University of Agder në Norvegji, shtoi: “Faktorët strukturorë individualë duhet të merren parasysh kur parashikohet transmetimi dhe kur hartohen masat mbrojtëse e mesazhet efektive të shëndetit publik”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!