Studimi: Një në katër adoleshentë në Itali ka simptoma të depresionit të shkaktuar nga Covid-19

schedule16:34 - 26 Janar, 2022

schedule 16:34 - 26 Janar, 2022

Covid-19 rëndon edhe shëndetin mendor, veçanërisht tek të rinjtë. Incidenca e depresionit dhe ankthit tek adoleshentët duket se është dyfishuar në krahasim me periudhën para pandemisë.

Një studim i publikuar në JAMA Pediatrics, i cili përfshinte 29 studime të kryera mbi 80 mijë të rinj, tregoi se sot një në katër adoleshentë, në Itali dhe në botë, ka simptomat klinike të depresionit dhe një në 5 shenja të ankthit.

Për ekspertët e pranishëm në kongresin kombëtar të Shoqatës Italiane të NeuroPsikoFarmakologjisë, ku u debatua për këtë çështje, ky shqetësim i përhapur rrezikon të kthehet në shqetësim serioz për shëndetin e fëmijëve në të ardhmen. /abcnews.al/