Studimi: Një në gjashtë fëmijë spanjollë në depresion gjatë pandemisë

schedule15:51 - 21 Maj, 2020

schedule 15:51 - 21 Maj, 2020

Thuajse një në gjashtë fëmijë spanjollë ka kaluar në depression gjatë krizës së koronavirusit, tha një organizatë bamirëse të enjten.

Spanja ka pasur një nga kufizimet më të rrepta në botë, përfshirë mbajtjen e fëmijëve mbyllur me javë të tëra, për të frenuar epideminë që ka vrarë afro 28,000 njerëz.

“Save the Children” tha se sondazhi i saj në prill tregoi se ndërsa bllokimi i dha mundësinë shumë familjeve të kalonin më shumë kohë së bashku,  17% e fëmijëve kanë përjetuar ankth dhe depresion shpesh duke përmendur dhe vështirësitë ekonomike që  thelluan hendekun e pabarazisë.

Në familjet më në nevojë, 32.3% e fëmijëve kishin probleme me gjumin ndërsa 30.1% kishin frikë nga sëmundja COVID-19,  gati një e treta më shumë sesa në familjet më pak të rrezikuara.

Ata më të varfrit  u ankuan më shumë për probleme me ankthin dhe depresionin, sipas anketës së më shumë  1800 familjeve dhe fëmijëve.

Sipas Save the Children një nga katër familje ka  humbur punën duke rritur tensionin dhe pasigurinë te fëmijët. Në disa raste, familjeve u është dashur të ndajnë shtëpinë  me të huaj për të ulur koston e qirasë.

“Të qenit i izoluar në banesa shumë të vogla me njerëz që nuk janë pjesë e familjes tuaj është në të vërtetë një rrezik sepse këto familje po përballen me dy lloje stresi. Ata kanë humbur punën e tyre dhe as nuk mund të punojnë dhe gjithashtu  po qëndrojnë të izoluar në vende shumë të vogla, ”tha Andres Conde, kreu i Save the Children në Spanjë./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!