Studimi: Nënat shtatzëna me koronavirus mund ta kalojnë infeksionin tek foshnja

schedule10:30 - 10 Korrik, 2020

schedule 10:30 - 10 Korrik, 2020

Një studim i ri nga Italia tregon që koronavirusi mund të kalojë nga placenta  në fetusin e një gruaje shtatzëne. Dy foshnje të lindura nga gra të infektuara me Covid-19 kanë rezultuar gjithashtu pozitive.  Ata studiuan 31 gra të infektuara me koronavirus të cilët ishin shtatzënë, foshnjat e tyre pasi lindën , placentën, kordonin e kërthizës,  dhe qumështin e gjirit.

Sipas studimit dy nga të sapolindurit rezultuan pozitive me Covid.

“Virusi u gjet në placentë dhe në gjakun e kordonit të kërthizës, në vaginë dhe në qumështin e gjirit,” sipas studiuesve.

“Ky është alarmi që duhet të ndërgjegjësojë të gjithë për një temë që nuk është studiuar mirë,” tha Fenizia.

Gjaku i kordonit të kërthizës i një prej të sapolindurve kishte antitrupa. Këto tipa antitrupash zakonisht nuk transmetohen nga nëna tek fëmija, kështu që ata tregojnë se fetusi ishte infektuar në mënyrë direkte, tha Fenizia.

Për fat të mirë, gratë u infektuan vonë në shtatëzani, kështu që nuk ka gjasa që virusi të ndikojë në zhvillimin e foshnjeve, tha ai. Virusi Zika mund të kalojë nga një grua shtatzënë tek fëmija i saj i palindur, ndonjëherë duke shkaktuar dëme të rënda në tru dhe një gjendje të quajtur mikrocefali. HIV – virusi që shkakton SIDA – gjithashtu mund të transmetohet gjatë lindjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!