Studimi: Në palestra, bare, restorante, kinema dhe teatro ka më pak rrezik infektimi me Covid-19

schedule13:15 - 31 Tetor, 2020

schedule 13:15 - 31 Tetor, 2020

Sipas një studimi italian, të publikuar dhe në gazetën e Mjekësisë virologe, në vende si palestra, bare, restorante, kinema dhe teatro ka më pak rrezik infektimi me Covid-19, raporton tgcom24

“Nuk e dimë, nuk ekzistojnë mjete shkencore për të ditur se ku mund të infektohemi më shumë, por mund të dimë cilat janë vendet ku infektohesh më pak ose aspak: palestra, bare, restorante, kinema dhe teatro.” Është ky përfundimi i një studimi të qendrës së Mjekësisë së Lartë në Romë dhe të publikuar në “Gazetën Mjekësisë Virologe”. Drejtori shkencor i Altamedika, Claudio Giorlandino u shpreh se ky është studimi i parë shkencor për përjashtimin e vendeve të infektimit.

Në fakt, dhe pse nuk është e mundur të dihet se ku infektohemi pasi sjelljet, lëvizjet dhe kontaktet e popullsisë janë shumë të ndryshme dhe të infektuarit mund ta kenë marrë virusin në shumë vende dhe rastësore; është shumë e thjeshtë të verifikohen vendet dhe të përjashtohen ato ku personat pozitivë me Covid-19 nuk ka qenë në 10 – 15 ditë para marrjes së virusit, transmeton abcnews.al

Në praktikë, ka të bëjë me vlerësimin e vendeve të cilësuara të ndjeshme apo me rrezik transmetimi dhe të verifikohet nëse të infektuarit kanë qenë atje dhe sa shpesh, 15 ditë para tamponit pozitiv.

Subjektet e studiuar janë të gjithë asimptomatikë. Dhe për këta, letërsia shkencore këmbëngul se virusi në tamponin e faringut qëndron maksimalisht 15 ditë. Pra mjafton të kthehemi prapa në kohë 15 ditë de të verifikojmë nëse, dhe kur janë frekuentuar këto ambiente./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!