Studimi në Itali: Koronavirus fshihet në lotët e të sëmurëve edhe pasi pacienti është testuar negativ

schedule17:06 - 22 Prill, 2020

schedule 17:06 - 22 Prill, 2020

“Sars-Cov-2, përgjegjës për pandeminë Covid-19, është gjithashtu aktiv në lotët dhe sekretimet e syve të pacientëve pozitiv me koronavirus” – kjo është ajo që del nga një hulumtim i rëndësishëm i botuar nga revista “Annals of Internal Medicine” dhe realizuar nga studiues të Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive Spallanzani të Romës.

Duke u nisur nga një shtupë në sy e marrë tre ditë pas shtrimit në spital te një pacient pozitiv nga virusi, i shtruar në spitalin Spallanzani në fund të janarit dhe që kishte konjunktivit bilateral, studiuesit arritën të izolojnë virusin, duke demonstruar kështu që, përveçse në sistemin e frymëmarrjes ai gjendet edhe në lotë dhe mund të infektojë edhe të tjerë.

Ky është një zbulim që ka implikime të rëndësishme edhe për sa i përket shëndetit publik, aq sa rezultati iu komunikua Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ky hulumtim tregon se sytë nuk janë vetëm një nga portat e virusit në trup, por edhe një burim i mundshëm i infektimit – komentoi Concetta Castilletti, drejtuese e njësisë operative të viruseve në zhvillim e Laboratorit të Virologjisë Spallanzani, e cila tha gjithashtu se “nevoja për përdorimin e duhur të pajisjeve mbrojtëse në situata, të tilla si ekzaminimet okulistike, është domosdoshmëri

Hulumtimi i Spallanzani gjithashtu theksoi se lotët e syrit mund të jenë pozitive, pra të mbartura me koronavirus, edhe kur mostrat e marra përmes frymëmarrjes nuk tregojnë më gjurmë të virusit. Në fakt studimi tregon se ndërsa testi I frymëmarrjes tregoi negative mostrat e marra nga loti i syve ishin pozitiv me Covid edhe pas 27 ditësh

Gjithsesi do të duhen studime të mëtejshme për të verifikuar se sa kohë virusi vazhdon të jetë aktiv dhe potencialisht infektiv në lot.

“Zbulimi i studiuesve tanë – thotë Marta Branca, menaxhere e përgjithshme e Institutit Spallanzani – është një pjesë tjetër e vogël e enigmës së ndërlikuar të këtij koronavirusi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!