Studimi në Holandë, kur futbollistët rrezikojnë infektimin me COVID-19

schedule09:40 - 29 Maj, 2020

schedule 09:40 - 29 Maj, 2020

Edwin Goedhart, mjeku i Federatës Holandeze të Futbollit, dikur edhe pjesë e Ajax, është i bindur se mund të luhet futboll pa pasur aspak frikë për përhapjen e koronavirusit. Në një intervistë të dhënë për “Fox Sport”, ai ka folur rreth një studimi të bërë me sfidat e kampionatit holandez.

“Ne kemi analizuar 482 ndeshje të Eredevise për të parë sa shpesh ndodh që dy persona mund ta infektojnë njëri-tjetrin, ose të kenë kontakte të gjata. Për fat të mirë shifrat janë të ulëta, madje aq të vogla sa mund të mos merren në konsideratë.

Futbolli, si një sport me kontakte, për mendimin tim mund të ketë më pak kontakte se sa e mendonin të gjithë. Nëse përdoren masat e zakonshme, si të mos stërvitesh dhe të luash nëse je sëmurë, nëse mban distancë në dhomat e zhveshjes, atëherë është një sport i sigurt”, deklaron Goedhart.

Rreziku më i madh gjatë ndeshjeve të futbollit vjen në momentin e ekzekutimit të goditjeve të këndit, kur lojtarët grumbullohen brenda zonës së 16-metërshit, si dhe gjatë festimit të golave. E para është e pashmangshme, kurse festimet tanimë janë “rimodeluar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!