Studimi/Në 2070 më shumë se 3 miliardë njerëz do jetojnë në temperatura ekstreme të larta

schedule17:46 - 5 Maj, 2020

schedule 17:46 - 5 Maj, 2020

Një studim më i fundit i zhvilluar në kuadër të të ngohjes globale, parashikon se pas 50 vitesh më shumë se 3 miliardë qytetarë të botës do jetojnë në temperatura ekstreme ose të konsideruara ndryshe të pajetueshme.

Nëse nuk lëshohen emetimet e gazit serë, një numër i madh i njerëzve do të përjetojnë temperatura mesatare më të nxehta se 29C, në vitin 2070.

Kjo konsiderohet si jashtë klimës së “ngrohtë” në të cilën njerëzit kanë lulëzuar për 6000 vitet e fundit. Bashkautori i studimit Tim Lenton i  ëështë shprehur se studimi shpreson që ndryshimet klimatike të jenë në terma më njerëzorë.

Për këtë material, studiuesit përdorën të dhëna nga parashikimet e popullsisë së Kombeve të Bashkuara dhe një skenar ngrohjeje 3C bazuar në rritjen globale të pritshme të temperaturës. Një raport i KB zbuloi se edhe me vendet që janë nën Marrëveshjen e Klimës në Paris, bota ishte në rrugën e duhur për një ngritje 3C.

Sipas studimit, popullsia njerëzore është përqendruar në grupe të ngushta klimatike me shumicën e njerëzve që banojnë në vendet ku temperatura mesatare është rreth 11-15C. Një numër më i vogël njerëzish jetojnë në zona me një temperaturë mesatare 20-25C./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!