Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali pas studimeve dhe analizave për koronavirusin thotë se në periudhën 30 dhjetor – 12 janar mesatarja kombëtare ra në 0.97, pas pesë javësh, por 12 rajone janë mbi pragun kritik.
Disa nga rajonet me nivelin mbi 1, janë Abruzzo 1.05, Bazilicata 1.12, Calabria 1.02, Molise 1.38, Piemonte 1.04, Bolzano 1.03, Puglia 1.08, Sicili 1.27, Umbria 1.05, Valle d’Aosta 1.12.
Studimi ka arritur në përfundimin se epidemia mbetet në një fazë delikate dhe një rritje e re e shpejtë e numrit të rasteve në javët e ardhshme është e mundur nëse nuk zbatohen masat./ db/Abcnews.al