Një studim i ri i publikuar ka pohuar se 22,374 specie kërcënohen me zhdukje, sepse njerëzit pritet të zënë pothuajse 50% të tokës deri në vitin 2070.
Studimi u krye nga Universiteti i Miçiganit, ku studiuesit morën parasysh vetëm normat e rritjes së shteteve dhe përjashtuan të dhëna të tjera, si ndryshimi i klimës.
Rezultatet treguan se problemet do të shfaqen në Kinë, Indi dhe ekonomitë në zhvillim në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi . Këto shtete pritet të rriten në popullsi, duke i detyruar njerëzit të qëndrojnë në zonat ku tani ekziston jeta e egër.
Kjo do të rezultojë në ndërveprim më të madh midis njerëzve dhe kafshëve të egra, ku këto të fundit do të jenë të kufizuara, pasi do të humbasin mjedisin dhe ushqimin e tyre natyror, ndërsa disa pritet të gjuhen për të mos kërcënuar aktivitetin njerëzor.
“Në shumë vende anembanë botës, më shumë njerëz do të ndërveprojnë me jetën e egër në dekadat e ardhshme, dhe shpesh këto komunitete të kafshëve të egra,” tha Neil Carter, studiuesi kryesor i studimit dhe profesor i asociuar i mjedisit.
“Kjo do të thotë se të gjitha llojet e ndërveprimeve të reja, të mira dhe të këqija, midis njerëzve dhe kafshëve të egra do të shfaqen në të ardhmen e afërt,” shtoi ai.
Prandaj, ekspertët sugjeruan që të merren masa për mbrojtjen e jetës së egër, duke theksuar se kafshët janë të dobishme për njerëzit, pasi disa specie kontribuojnë në mjedis, duke mbrojtur kështu njerëzit./abcnews.al