Studimi: Mbajtja e maskës zvogëlon 77% rrezikun e infeksionit me COVID-19

schedule22:51 - 30 Shtator, 2020

schedule 22:51 - 30 Shtator, 2020

Distancimi social, respektimi i higjienës së duarve si edhe mbajtja e maskës janë efektive në parandalimin e përhapjes së koronavirusit edhe në rastet kur ndodhemi në kontakt me një person që është pozitiv për Sars-Cov-2, konfirmon një studim i realizuar nga Universiteti Mahidol i Bangkok dhe Universiteti i Oksfordit.

Studimi u realizua me 211 raste të konfirmuara me koronavirus të gjitha këto simptomatike, gjithashtu u realizuan 839 kontrolle te persona të pakonfirmuar me COVID-19.

Në këtë studim rezultoi se njerëzit që mbajnë maskën gjatë kontaktit më një person pozitiv me COVID-19,  rrezikohen 77 % më pak se personat që mbajnë maskë.

Sakaq respektimi i distancës të paktën një metër larg, zvogëlon rrezikun me 85%, ndërsa larja e shpeshtë e duarve zvogëlon infeksionin me 66%.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!