Studimi: Macet kanë mësuar 276 shprehje të fytyrës nga bashkëjetesa me njerëzit

schedule11:41 - 28 Tetor, 2023

schedule 11:41 - 28 Tetor, 2023

Macet komunikojnë qëllimet e tyre armiqësore ose miqësore duke përdorur deri në 276 shprehje të fytyrës, të cilat ka të ngjarë të evoluojnë gjatë më shumë se 10,000 viteve të bashkëjetesës me njerëzit.

Dy studiues nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos i matën ato duke analizuar videot e regjistruara në një CatCafè, një vend ku klientët kanë mundësinë të ndërveprojnë, madje dhe të bëjnë joga me dhjetëra mace. Studimi, i botuar në revistën Behavioral Processes, lindi nga një ide e Lauren Scott, një studente e mjekësisë ku për një vit të tërë akademik, ajo regjistroi shprehjet e fytyrës së maceve në një CatCafè.

Eksperimenti rezultoi në 194 minuta regjistrime video, të cilat studiuesi i rishikoi më pas me ndihmën e psikologes evolucionare Brittany Florkiewicz. Ata u përpoqën të kodonin të gjitha lëvizjet e muskujve të fytyrës së maces, duke përjashtuar ato që lidhen me frymëmarrjen, përtypjen, gogësitë dhe veprime të tjera të ngjashme.

Rezulton se macet kanë 276 shprehje të ndryshme të fytyrës, shumë më tepër se sa ishte vlerësuar më parë. Çdo shprehje kombinon rreth katër nga 26 lëvizjet unike të fytyrës që macet mund të bëjnë, duke përfshirë buzët e shtrënguara, nofullën e ulur, bebëzat e zgjeruara ose të ngushta, qerpikët, shuplakat e hundës, lëvizjet e mustaqeve dhe pozicionet e ndryshme të veshëve. Në krahasim, njerëzit kanë 44 lëvizje unike të fytyrës, ndërsa qentë kanë 27./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!