Studimi: Ky është ndikimi që rrezet e diellit kanë mbi koronavirusin

schedule15:40 - 23 Qershor, 2020

schedule 15:40 - 23 Qershor, 2020

Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin brenda 30 minutave. Ky është përfundimi i një studimi amerikan.

Virologët kanë zbuluar se rrezet e fuqishme ultravjollcë mund të shkatërrojnë për gjysmë ore 90% të Covid-19.

Ndërkohë, në vjeshtë, rrezeve të diellit u duhet një orë e 17 minuta për të vrarë virusin. Periudha e efektivitetit të rrezeve të diellit ndaj virusit zgjatet edhe më shumë në mars. Sipas studimit, virusi shkatërrohet pas 3 orëve në këtë muaj.

Studimi, i kryer nga Dr. Jose-Luis Sagripanti, një ish-virolog i ushtrisë amerikane, dhe Dr. David Lytle, një ish-virolog i qeverisë së SHBA, është publikuar në revistën “Photochemistry and Photobiology”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!