Koronavirusi i ri mund të qëndrojë në lëkurën e njeriut shumë më gjatë sesa viruset e gripit, sipas një studimi të ri nga studiuesit në Japoni.
Ata zbuluan se virusi mbijeton për nëntë orë, katër herë më shumë sesa mund të jetojë virusi i gripit A.
Stabiliteti i SARSCoV-2 në lëkurën e njeriut mbetet i panjohur, duke marrë parasysh rreziqet e ekspozimit viral ndaj njerëzve, sipas autorëve.
Ekipi ekzaminoi mostrat e mara nga lëkura e njeriut. Qelizat e lëkurës ishin të përziera me mostrat e koronavirusit dhe me virusin e gripit A, i cili gjithashtu përhapet përmes piklave dhe kontakteve të ngushta.
Për fat të mirë, të dy viruset në lëkurë u shkatërruan shpejt me sapun. Gjetjet nënvizojnë rëndësinë e larjes së duarve ose përdorimit të dezinfektuesve.
“Ky studim tregon se SARS-CoV-2 mund të ketë një rrezik më të lartë të transmetimit përmes kontakteve [dmth transmetimi nga kontakti i drejtpërdrejtë] sesa IAV sepse i pari është shumë më i qëndrueshëm në lëkurën e njeriut [sesa ky i fundit]” shkruajnë autorët në studim, e cili u botua në revistën Sëmundjet Klinike Infektive. “Këto zbulime mbështesin hipotezën se higjiena e duhur e duarve është e rëndësishme për parandalimin e përhapjes së SARS-CoV-2.”
Autorët vërejnë se studimi i tyre nuk mori në konsideratë “dozën infektive” të SARS-CoV-2, domethënë sasinë e grimcave të virusit të nevojshme për të infektuar dikë, kështu që studimi i ardhshëm do të shqyrtojë këtë pyetje.
Studimi i ri thotë se Covid-19 mund të përhapet edhe përmes ajrit, në ambiente të mbyllura./abcnews.al