Studimi i shkencëtarëve rusë: Uji mund ta ‘vrasë’ koronavirusin

schedule11:28 - 31 Korrik, 2020

schedule 11:28 - 31 Korrik, 2020

Një studim i shkencëtarëve rusë ka treguar se uji mund ta shkatërrojë koronavirusin e ri brenda 72 orëve.

Rezistenca e virusit varet drejtpërdrejt nga temperatura e ujit – 90 për qind e grimcave të virusit vdesin në ujë në temperaturë të dhomës brenda 24 orëve dhe 99,9 për qind brenda 72 orëve, sipas studimit të Qendrës Shtetërore Kërkimore të Virologjisë dhe Bioteknologjisë VECTOR. Uji në temperaturën e vlimit vret virusin Sars-CoV-2, sipas hulumtimit të  publikuar nga Shërbimi Federal Rus për Mirëqenie Njerëzore.

Virusi mund të jetojë në ujë në kushte të caktuara, por ai nuk shumohet as në det, as në ujë të freskët, sipas studimit.

Megjithatë, ai mbetet aktiv deri në 48 orë në sipërfaqe çeliku, linoleumi, qelqi, plastike dhe qeramike. Hulumtimi zbuloi se virusi është i paqëndrueshëm dhe shumica e dezinfektuesve shtëpiakë janë efektivë kundër tij.

Ai tregoi se alkoolet etilike dhe izopropile me përqendrim 30 për qind mund të vrasin deri në një milion grimca të virusit në gjysmë minute, duke kundërshtuar studimet e mëparshme që thanë se një përqendrim prej mbi 60 për qind është i nevojshëm për të shkatërruar grimcat. ujiSipas studimit, dezinfektuesit me klor kanë të njëjtin efektivitet, duke pastruar plotësisht sipërfaqet prej virusit Sars-CoV-2 brenda 30 sekondave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!