Një studim i ri inkurajues i kryer nga disa laboratorë, përfshirë Institutin e Imunologjisë La Jolla, zbuloi se shumica e njerëzve që janë shëruar nga koronavirusi brenda tetë muajve të fundit ka të ngjarë të kenë qeliza të mjaftueshme imune për të luftuar ri-infeksionet serioze, raporton The New York Times.
Studimi i publikuar në New York Times, u zhvillua nga “Adaptive Biotechnologies”, një kompani me bazë në Seattle.
Ndërsa është ende e paqartë saktësisht se sa mund të zgjasë imuniteti, ose nëse mund të parandalojë transmetimin (megjithëse kjo është sigurisht e besueshme ), studimi i ri ka lehtësuar shqetësimet e ekspertëve për mbrojtjen e shkurtër.
Antitrupat, në fund të fundit, janë vetëm një aspekt i sistemit imunitar kompleks të trupit dhe studimi i ri tregoi se faktorë të tjerë si qelizat T treguan vetëm një rënie të lehtë disa muaj nga infeksioni, ndërsa qelizat B, të cilat prodhojnë antitrupa të rinj sipas nevojës, u rritën në numër në shumicën e pjesëmarrësve në studim.
Të dhënat nuk janë shqyrtuar ende për t’u botuar në një revistë shkencore, por ekspertët thonë se puna synon të vlerësojë rolin e qelizave T në sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusët. Ekipi analizoi mostrat e 2200 njerëzve në Vò Euganeo në Itali, ku të gjithë banorët u testuan në mars. Testi i studiuesve, i quajtur T-Detect, identifikoi saktë 97% të tyre që e kishin kaluar covid krahasuar me 77% që nxori një test aerologjik i antitrupave.
Ky konsiderohet një hap i parë i rëndësishëm sepse qelizat T janë të rëndësishme dhe madje mund të jenë një tregues më i mirë se antitrupat. Matja e këtij lloji të përgjigjes imune mund të ndihmojë në përcaktimin se sa kohë mbrohet dikush që e ka prekur Covid-19. Shqetësimi për këtë çështje lindi nga vëzhgimi se antitrupat shpërbëhen pas disa muajsh, siç kanë treguar disa studime. Ky proces është i ndryshëm në njerëz të ndryshëm.
“Do të kërkohen më shumë studime për të mbështetur gjetjet ende jo të rishikuara, por nuk është “e paarsyeshme të mendosh se këta përbërës të kujtesës imune do të zgjasin me vite”, tha Deepta Bhattacharya, një imunolog në Universitetin e Arizonës për Times.
Qelizat T mund të jenë dëshmi se trupi vazhdon të reagojë ndaj virusit. Një studim suedez, botuar në revistën Cell në gusht, zbuloi se rreth 2 herë më shumë ishte zhvilluar imuniteti i qelizave T në krahasim me antitrupat e zbuluar me teste aerologjike. Thënë shkurt, imuniteti nga covid mund të jetë më i gjatë se ai që përcaktojnë testet serologjike.