Sipas një studimi, parukieret, estetistët dhe profesionistët mjekësorë që janë të infektuar me Covid-19 mund të përhapin virusin tek pacientët dhe klientët e tyre vetëm duke biseduar, shkruan Daily Mail.
Pamjet tregojnë se si grimcat që dalin nga goja e një personi ndërsa ata flasin mund të përhapen edhe të njerëzit e tjerë pavarësisht nëse ata mbajnë maskë.
Rikujtojmë se disa studime të mëparshme kanë treguar se piklat që shpërndahen në ajër në momentin që teshtimë, rrisin rrezikun e përhapjes së virusit. Por studimi i ri mbështet teorinë se vetëm duke folur një person i infektuar mund ta transmetojë virusin tek një tjetër, raporton abcnews.al.
Studiuesit japonezë nga Universiteti Aoyama Gakuin në Tokio përdorën tym dhe lazer për të studiuar se si ndodh infektimi vetëm duke folur.
Ata rikrijuan skenarë kur një person mbështetet mbi një person tjetër, të tilla si kur lan flokët ose i duhet të shkojë të dentisti. Në studimin, botuar sot në Physics of Fluids , morën pjesë disa pjesëmarrës, njëri prej tyre ishte me maskë dhe tjetri pa maskë.
Studimi zbuloi se ajri i nxjerrë nga një person i cili nuk mban maskë bie për shkak të gravitetit mbi një pacient ose klient. Hetuesit gjithashtu zbuluan se maskat e fytyrës mund të parandalojnë çdo aerosol që të kalojë nga një personi tek tjetri, prandaj është i nevojshëm përdorimi i tyre./abcnews.al