Studimi i drejtuar nga shkencëtarja shqiptare/ Balaj: Shkolla të shton jetën!  

schedule11:47 - 25 Janar, 2024

schedule 11:47 - 25 Janar, 2024

Mirza Balaj, autorja e një studimi të parë që ka provuar nivelin e impaktit të mos shkollimit, është bërë pjesë e emisionit “ABC e Mëngjesit”, në “ABC”, ku ka treguar edhe punën e saj kërkuese rreth këtij studimi.

Shqiptarja nga Shkodra, Balaj, kërkuese shkencore në “NTNU”, tregoi se rezultati i studimit ishte befasues dhe se u vlerësua si rekord botëror shkencor. Ajo theksoi se mos shkollimi është i dëmshme për shëndetit, sa 10 cigare në ditë, për gati 10 vite.

“Për studimin jemi një grup pune shumë i madh, unë pata fatin që ta koordinoj. Të gjithë bashkë kemi kontribuuar pothuajse 26 autorë. Puna më intensive ka qenë ajo e nxjerrjes së të dhënave. Për të mbledhur këto të dhëna, janë dashur rreth 2 vite e gjysmë”, është shprehur ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!