Studimi: Gratë shtatzëna mund ta transmetojnë stresin te foshnjat

schedule15:46 - 13 Gusht, 2020

schedule 15:46 - 13 Gusht, 2020

Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë ‘Mount Sinai’ në New York dhe Universitetin e Edinburgut në Skoci kanë zbuluar se gratë dhe foshnjat e tyre kishin pakësuar nivelet e hormonit kortizon të stresit.

Kjo është një shenjë se dikush është prekur nga parregullsitë e stresit postraumatik.

“Kjo tregon se ekspozimi ndaj stresit të rëndë në shtatzëni shoqërohet jo vetëm me stres postraumatik tek nënat por gjithashtu edhe me shenja biologjike të tij, nivele të ulëta hormonale në pështymë, tek foshnjat shumë përpara dëgjimit të rrëfenjave”, bëri të ditur në një intervistë, profesori, Jonathan Seckl, i Universitetit të Edinburgut.

Seckl deklaroi se ishte shpejt për të thënë nëse fëmijët do të vuanin ndonjë efekt negativ.

Në një studim të 38 grave shtatzëna, studiuesit zbuluan nivele më të ulëta se normalet të kortizonit në kampionet e pështymës nga gratë të cilat kanë vuajtur nga stresi postraumatik.

Nënat dhe foshnjat e tyre kishin nivele të ulëta të hormonit në krahasim me gratë tjera. Madje edhe një vit pas lindjes së fëmijës, foshnjat e nënave të stresuara kanë nivele të ulëta në krahasim me fëmijët e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!