Studimi: Gratë shtatzëna me Covid, më të rrezikuara për të bërë lindje të vdekura

schedule08:28 - 20 Nëntor, 2021

schedule 08:28 - 20 Nëntor, 2021

Gratë shtatzëne të infektuara me Covid janë dyfish më të rrezikuara që të humbasin foshnjën  pas javës së 20 sipas një studimi të CDC. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) analizuan të dhënat e se 1.2 milionë lindjeve midis marsit 2020 dhe shtatorit 2021, nga një bazë të dhënash spitalore. Sipas Organizatës amerikane të shëndetësisë,  vdekja e fetusit ndodh pas javës së 20-të të shtatzënisë.

Në shumicën, rastet e fetusit të vdekur ishin të rralla (0.65% e lindjeve, ose rreth 8150). Por rreziku ishte 1.90 herë më i lartë tek gratë me Covid-19. Konkretisht, gjatë periudhës së studimit, 1.26% e përfshinin gratë shtatzëna të infektuara me Covid-19, krahasuar me 0.64% të pjesës tjetër.

Varianti Delta i koronavirusit të ri gjithashtu ka shtuar edhe më shumë rrezikun, sipas CDC, i cili analizoi periudhat kohore para dhe pasi varianti u bë dominues në SHBA në korrik 2021. Krahasuar me gratë e pa-infektuara, rreziku u rrit me 1, 47 për nënat që rezultuan pozitive për Covid-19 në periudhën para-Delta dhe në 4.04 kur ky variant mbizotëronte.

“Duhen më shumë studime për të ekzaminuar rolin e komplikimeve të shtatzënisë nga Covid-19,” tha CDC.

Disa studime në të kaluarën kanë sugjeruar inflamacionin dhe uljen e rrjedhjes së gjakut në placentë si shkaqet kryesore. Autoritetet shëndetësore në SHBA rekomandojnë që gratë shtatzëna të vaksinohen kundër Covid-19 para ose gjatë shtatzënisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!