Studimi: Gratë shtatzëna 70% të rrezikuara ndaj infeksionit Covid-19

schedule08:33 - 19 Shkurt, 2021

schedule 08:33 - 19 Shkurt, 2021

Sipas një studimi, gratë shtatzëna rrezikojnë më tepër të infektohen me Covid-19.

Studimi, i cili u botua të martën, tregon se shkalla e infektimit me  Covid-19 midis grave shtatzëna në Uashington ishte 70% më e lartë se në të rriturit e të njëjtës moshë. Normat e infeksionit në mesin e grave shtatzëna me ngjyrë ishin dy deri në katër herë më të larta se sa pritej.

Ekipi hulumtues mblodhi të dhëna nga 240 pacientë shtatzënë me Covid-19 në 35 spitale dhe klinika, të cilat përbëjnë 61% të lindjeve vjetore, nga marsi deri në qershor 2020.

Sipas studimit, shkalla e infeksionit të Covid-19 në gratë shtatzëna në shtetin e Uashingtonit ishte 13.9 për çdo 1.000 lindje, krahasuar me një normë të përgjithshme për moshat 20- 39 vjeç prej 7.3 nga 1.000.

Studiuesit sugjerojnë që gratë shtatzënë duhet të kenë përparësi në fushatën e vaksinimit kundër Covid-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!